Description
çdo dallim, përjashtim ose kufizim i bërë në bazë të seksit dhe gjinisë që ka efekt ose qëllim të dëmtojë ose zhvlerësojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, pavarësisht nga statusi i tyre martesor, dhe mbi bazën e barazisë midis grave dhe burrave, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në fushën politike, ekonomike, sociale, kulturore, civile ose në ndonjë fushë tjetër.
Additional notes and information
Mund të ndodhin si përmes veprimeve që rezultojnë, ose kanë si efekt, mohimin e ushtrimit nga ana e grave i një të drejte për shkak të mungesës së njohjes së disavantazhit pre-ekzistues të bazuar në gjini dhe pabarazisë me të cilën përballen gratë (diskriminim jo i qëllimshëm ose jo i drejtpërdrejtë ), dhe moskryerjes së veprimeve, dmth dështimit për të marrë masat e nevojshme legjislative për të siguruar realizimin e plotë të të drejtave të grave, dështimin për të miratuar dhe zbatuar politikat kombëtare që synojnë arritjen e barazisë gjinore dhe dështimin për të zbatuar ligjet përkatëse. Diskriminimi mund të burojë nga ligji (diskriminimi de jure) ose nga praktika (diskriminimi de facto). Konventa CEDAW njeh dhe adreson të dy format e diskriminimit, qofshin ato të përfshira në ligje, politika, procedura ose praktika.