Description

grup jofitimprurës, vullnetar i qytetarëve, kryesisht i pavarur nga qeveria, i cili është i organizuar në një nivel lokal, kombëtar ose ndërkombëtar për të adresuar çështje në mbështetje të së mirës publike

Additional notes and information

OJQ-të njihen si aktorë kryesorë të sektorit të tretë brenda fushave të zhvillimit, të drejtave të njeriut, veprimit humanitar, barazisë gjinore, mjedisit dhe shumë fushave të tjera të veprimit publik. OJQ-të e grave njihen më së miri për dy lloje të ndryshme të veprimtarisë, por shpesh të ndërlidhura: ofrimin e shërbimeve për gratë në nevojë dhe organizimin e avokimit të politikave dhe fushatat publike në ndjekje të transformimit shoqëror të kërkuar për të arritur barazinë gjinore. OJQ-të janë gjithashtu aktive në një gamë të gjerë të roleve të tjerë të specializuar si ndërtimi i demokracisë në barazi, zgjidhja e konflikteve, analiza e politikave, kërkime dhe sigurimi i informacionit. OJQ-të janë partnerë thelbësorë të qeverive në ndjekjen e barazisë gjinore. Duke paraqitur pikëpamjet e anëtarëve të tyre për çështje që lidhen me barazinë gjinore, duke bërë propozime ose sugjerime, duke bashkëpunuar në projekte specifike, duke ndjekur kërkime në çështje thelbësore, ose, në kontekstin e medias, duke u dhënë dukshmëri dhe legjitimitet çështjeve të barazisë gjinore, OJQ-të kanë një rol për të luajtur në arritjen e barazisë gjinore, gjë e cila duhet të vlerësohet dhe inkurajohet nga shtetet.