Description

të drejta, përgjegjësi dhe mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe vajzave dhe djemve

Additional notes and information

Barazi nuk do të thotë që gratë dhe burrat do të bëhen të njëjtë, por që të drejtat, përgjegjësitë dhe mundësitë e grave dhe burrave nuk do të varen nga fakti nëse lindin femra apo meshkuj. Barazia gjinore nënkupton që interesat, nevojat dhe përparësitë e grave dhe burrave merren në konsideratë, duke njohur kështu larminë e grupeve të ndryshme të grave dhe burrave. Barazia gjinore nuk është çështje vetëm e grave, por duhet të shqetësojë dhe angazhojë plotësisht si burrat, edhe gratë. Barazia mes grave dhe burrave shihet si një çështje e të drejtave të njeriut dhe si një parakusht për, dhe tregues i zhvillimit dhe demokracisë së qëndrueshëm me në qendër njerëzit.