Description
nëntë muaj gjatë të cilave një grua mbart një embrion dhe fetus në zhvillim në trupin e saj
Additional notes and information
Gjatë shtatzanisë, si gruaja dhe fëmija i saj në zhvillim mund të përballen me rreziqe të ndryshme shëndetësore. Çrregullimet dhe ndërlikimet në lidhje me shtatzaninë, të cilat mund të rezultojnë në paaftësi për të punuar, përbëjnë pjesë të rreziqeve të natyrshme në shtatzani, ndërkohë që trajtim më pak i favorshëm, ose ndoshta madje edhe pushimi nga puna, përbën diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj grave. Ndërsa të drejtat e tilla janë parë në të kaluarën si një përjashtim nga parimi i trajtimit të barabartë, në ditët e sotme ato konsiderohen më tepër si një mjet për të siguruar zbatimin e parimit të trajtimit të barabartë të grave dhe burrave, në lidhje me qasjen në punësim dhe kushtet e punës. Në fakt, ato synojnë të akomodojnë ndryshimin kryesor biologjik midis grave dhe burrave.