Description

gratë, fëmijët dhe personat që i përkasin ose perceptohet se i përkasin një grupi që është në një pozitë të pafavorshme ose të margjinalizuar

Additional notes and information

Term shpesh i përdorur në vend të njëjtë me termin 'grup në disavantazh'. Paramendimi stereotip se "cenueshmëria" apo "ndjeshmëria" është një karakteristikë e qenësishme e grave, maskon faktin se rolet dhe qëndrimet stereotipike gjinore dhe ndikimi i tyre diskriminues mbi gratë, të mundësuara nga mungesa / mosveprimi i akteve nga ana e shteteve për t'i adresuar ato në mënyrë efektive, imponojnë disavantazhe mbi gratë, të cilat mund të rezultojnë në rritjen e rreziqeve për t'u bërë të prekshëm nga diskriminimi, përfshirë këtu edhe dhunën. Prandaj, termi 'grup i ndjeshëm' apo i 'cënueshëm' nuk rekomandohet dhe në vend të tij duhet të përdoret termi 'grup në disavantazh’.