Description
masa që synon përshpejtimin e përmirësimit të pozitës së grave me synimin për të arritur barazinë përmbajtësore me burrat, dhe për të ndikuar në ndryshimet strukturore, sociale dhe kulturore të nevojshme për të korrigjuar format e kaluara dhe ato aktuale dhe efektet e diskriminimit ndaj grave, si dhe për të siguruar ato me kompensim për pabarazitë dhe dëmet e pësuara
Additional notes and information
Term i përdorur në Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Ky term shprehimisht shpreh natyrën e përkohshme "të masave të tilla të veçanta", ndërsa kuptimi i termit " të veçantë" është se masat janë krijuar për t'i shërbyer një qëllimi specifik dhe jo për të dalluar gratë që i nënshtrohen diskriminimit si të dobëta, të prekshme dhe që kanë nevojë për masa shtesë ose 'të veçanta' në mënyrë që të marrin pjesë ose të konkurrojnë në shoqëri. Përdorimi i masave të veçanta nuk sugjeron një favor të veçantë, por përkundrazi një të drejtë. Masat e veçanta janë thelbësore për të siguruar mundësi të barabarta në pjesëmarrje dhe konkurrencë në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ku barra shoqërore, shëndetësore dhe ekonomike mund të vendosen mbi gratë si rezultat i stereotipeve gjinore ose rolit të tyre riprodhues dhe amësisë.