Description
grua e cila, sipas ligjeve kombëtare, nuk ka një lidhje ligjore të kombësisë me ndonjë shtet
Additional notes and information
Neni 1 i Konventës së vitit 1954 në lidhje me statusin e personave pa shtetësi tregon se një person që nuk konsiderohet automatikisht shtetas (ose shtetase) sipas ligjeve të ndonjë shteti është pa shtetësi. Sidoqoftë, përveç këtij statusi ligjor (pashtetësia de jure), shumë gra janë de facto pa shtetësi sepse shtetësia e tyre është praktikisht e padobishme ose sepse nuk mund të provojnë ose verifikojnë kombësinë e tyre. Pashtetësia de facto është një çështje e veçantë për gratë, si p.sh. për gratë e trafikuara të cilave mund t'u jenë konfiskuar apo vjedhur dokumentet e tyre, ose gra migrante pa dokumente, përfshirë azilkërkuesi/et, të cilët gjithashtu mund të mos jenë në gjendje të provojnë kombësinë e tyre dhe mund të jenë efektivisht pa shtetësi. Ligjet e shtetësisë gjithashtu mund të diskriminojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi gratë dhe t'i ekspozojnë ato në një masë më të madhe sesa burrat ndaj rrezikut të mbetjes pa shtetësi. Pashtetësia mund të lindë, për shembull, nga mohimi i aftësisë së një gruaje për të kaluar shtetësinë, nga humbja e shtetësisë për shkak të martesës së saj me një të huaj, nga ndryshimi i kombësisë së një bashkëshorti gjatë martesës, ose nga privimi i shtetësisë që rezulton nga praktikat diskriminuese . Regjistrimi i lindjeve është gjithashtu i lidhur ngushtë me gëzimin e të drejtës për një shtetësi nga gratë dhe fëmijët e tyre. Në praktikë, diskriminimi jo i drejtërdrejtë, praktikat kulturore dhe varfëria, shpesh e bëjnë të pamundur për nënat, veçanërisht nënat e pamartuara, të regjistrojnë fëmijët e tyre në bazë të barabartë si baballarët. Mosregjistrimi i lindjes së një fëmije mund të gjymtojë ose të mohojë gëzimin efektiv të fëmijës nga një sërë të drejtash, duke përfshirë të drejtën e kombësisë, të një emri dhe identiteti, të barazisë para ligjit dhe të njohjes së aftësisë juridike si dhe të problemeve në fitimin e tij, qasjen në mbrojtje diplomatike dhe ndalimin e tejzgjatur në pritje të verifikimit dhe provimit të identitetit dhe kombësisë.